Turqi, bilanci i fundit i tërmetit dhe ndihmat

Në orën 10.30 sipas kohës lokale në deklaratën e tij për shtyp, Erdogan shprehu ngushëllim për të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.
Sipas te dhënave përfundimtare, numri i të vdekurve arriti në 596, dhe 4 mijë e 152 mbetën të plagosur, ndërkohë qe u arrit të nxirreshin nga gërmadhat 152 persona të mbijetuar.
Pas fondit emergjent nga kryeministria, janë të shumta dhe kontributet e qytetarëve ne rrethe të shumta te vendit, të cilat kanë dërguar ndihma të ndryshme. Gjithashtu shoqata dhe organizata jo qeveritare kanë bërë një punë të madhe për të qenë sa më afër të të prekurve nga katastrofa.
Pasi shteti turk shpalli të nevojshme ndihmën ndërkombëtare, ishin të shumtë dhe shtetet që u përgjigjën ndihmës.
Këto shtete që dhanë kontributin e tyre në ndihme ishin, Azerbajxhani, Franca, Rusia, Kazakistani, Ukraina, Egjipti, Belgjika, Irlanda, Zvicra, Armenia, Katari, Italia, Spanja, Rumania, Pakistani, Anglia dhe Kombet e Bashkuara.
Shqipëria si një shtet i afërt në pozicion, por gjithashtu edhe në marrëdhënie me Turqinë, iu përgjigje thirrjes për ndihme me 100 mijë euro. /L.Ferhati/Start/
2011-10-30 12:36