PD: “Stari” të kërkojë falje; Rama shtrin dorën

“Ditën e premte Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar zhvilluan një veprimtari politike për reformën në drejtësi, e cila do të kishte qenë një event me të vërtetë shpresëdhënës, nëse stari (ylli) i eventit, lideri i PS-së zoti Rama, do t’u kishte kërkuar ndjesë publike shqiptarëve për bllokimin mbi tre vjeçar që i ka bërë çdo nisme reformuese në fushën e drejtësisë", nis reagimi i deputetëve demokratë. “Në fakt, z. Rama kishte përgatitur një veprimtari propagandistike, me të cilën qartazi synon të pengojë edhe më tej procesin e reformave dhe të angazhimeve integruese të Shqipërisë", thuhet më tej.
Sipas deputetëve pjesëtarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve, "dallimi i vetëm është se këtë herë bllokimin po kërkon ta realizojë nëpërmjet veglave të verbra të Partisë Socialiste në gjirin e drejtësisë". "Jo më kot ndërhyrjet më të zëshme iu lanë në dorë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, zotit Ardian Dvorani dhe një prokurori të Prokurorisë së Pergjithshme, zotit Shkëlqim Hajdari. Të dy përfaqësuesit e drejtësisë merrnin pjesë në këtë veprimtari partiake (mesa duket me urdhër të Shefit), në kundërshtim flagrant me statusin, detyrën dhe funksionin e tyre shtetëror", theksojnë deputetët demokratë.
"Zotit Rama mesa duket i intereson me fort keqpërdorimi i njerëzve të vet brenda drejtësisë, sesa respektimi qoftë dhe formalisht i pavarësisë së organeve të drejtësisë. Me këtë veprimtari Zoti Rama ka dashur tu tregojë shqiptarëve se për të, drejtësi e mirë, prokurori e mirë, apo gjyqësor i mirë, janë vetëm drejtësia, prokuroria apo gjyqësori i ushtarëve dhe vasalëve kamikazë", thuhet ë deklaratë.
"Deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve nuk pajtohen me këtë vizion të mbrapshtë antireformë. Deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve janë të sigurt se rruga e reformës është e papajtueshme me shfaqe të tilla të nënshtrimit grotesk të përfaqësuesve apo organeve të drejtësisë. Reforma bëhet me përkushtim, idealizëm e vetëmohim. Reforma bëhet në Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent. Atje ne presim kolegët tanë socialistë, që me të njëjtin shpirt si ne, të japin mendimin, kontributin, vizionin dhe votën e tyre në të mirë të vendit dhe të integrimit", përfundon deklarata e deputetëve demokratë të Komisionit të Ligjeve.
Politika e dorës së shtrirë
Pak momente më vonë, reagoi edhe Partia Socialiste, sipas të cilës, reagimi brutal i deputetëve të mazhorancës është i pajustifikuar për shkak se refuzuan të jenë pjesëmarrës në atë tryezë. Në emër të kryetarit Rama, PS-ja thekson se do të politikën e saj të dorës së shtrirë për të mundësuar integrimin e vendit dhe mospërsëritjen e dështimit dramatik për të tretën herë.
“Se kush e ka përgjegjësinë kryesore për dy dështimet rresht këtë e thotë qartë Progres Raporti dhe e shpjegoi me një elokuencë të admirueshme Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës vetëm pak ditë më parë. Por ne nuk duam të humbasim energji e kohë me fajësime dhe as të biem në batakun e sharjeve ku llokoçitet përditë politika e qeverisë”, thekson reagimi i PS-së.
Më tej thuhet se “ne duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Kemi ofruar një pakt dhe s’do rreshtim së ofruari ide europianizuese dhe përkushtim patriotik. Shqiptarët le të bëjnë dallimin. Ky është rasti për t’i falënderuar të gjithë kontributorët e nderuar të Tryezës dhe të gjithë partnerët e miqtë ndërkombëtarë, të cilët iu përgjigjën pa asnjë përjashtim ftesës së deputetëve tanë të Komisionit të Ligjeve për të qenë të pranishëm. Së shpejti ne do të publikojmë Raportin e Tryezës me kontributet e zgjeruara të të gjithë pjesëmarrësve”.
/S.Ll/Start/
2011-10-30 12:47