E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, dhëndri rreh nusen ditën e dasmës

Një dhëndër ka rrahur nusen e tij përpara ceremonisë së dasmës në rajonin Kadýkoy të Stambollit, ka raportuar e përditshmja turke Hurriyet. Sherri nisi mes dhëndrit dhe nuses, por u përhap edhe mes familjeve të tyre dhe ndaloi vetëm me ndërhyrjen e policisë. Dhëndri me inicialet I.O. dhe nusja C.A. po udhëtonin drejt një lokali në Kadýkoy, ku do të zhvillohej dasma e tyre me të afërmit e të dy palëve. Rrugës nusja i ka thënë dhëndrit se tezja e tij i kishte dhënë një byzylyk fals dhe jo të florinjtë gjatë ceremonisë së fejesës. Dhëndri i fyer dhe i zemëruar i tha: Si guxon të flasësh kështu për tezen time?; Dhe, me të drejtën që i takonte, ka nisur ta qëllojë atë. Grushtet kanë vazhduar edhe pasi kanë arritur në lokal. Kur të afërmit e vajzës kanë dashur të ndërhyjnë, ai i ka drejtuar një armë. Më pas, të afërmit e dhëndrit dhe nuses kanë sulmuar njëri-tjetrin në rrugë. Disa nga pala e dhëndrit janë përpjekur ta qetësojnë atë, por ai, i pangopur, u ka ikur nga duart dhe e ka sulmuar përsëri nusen e cila ishte rrëzuar në tokë. Policia në rajonin aty afër ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar dhjetë persona, por ata janë liruar përsëri pasi janë marrë në pyetje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›