Rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve
Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e Estonisë për Kosovën dhe theksoi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim ndërshtetëror.
Ajo vlerësoi se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve euroatlantike dhe tha se Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë.
Ajo theksoi nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Serbisë, që është ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja.
Ambasadorja estoneze uroi Presidenten Jahjaga për vendimin e marrë në Vjenë lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes se pavarësisë dhe tha se e ardhmja e gjithë rajonit është në integrimet në Bashkimin Evropian. Ajo premtoi se Estonia do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe në të ardhmen, për çka Presidentja Jahjaga e falënderoi.