Turqi, dhjetra të plagosur pas protestave, mbi 900 në pranga
STAMBOLL-Janë mbi 930 persona të arrestuar nga policia turke mbi 90 manifestime kundër qeverisë së kryeministrit Rexhet Taip Erdogan në mbarë Turqinë.
Shifra është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, i cili tha se një pjesë e të arrestuarve janë liruar pas disa orësh.
Dhjetra mijëra vetë zbritën në shesh në Stamboll duke denoncuar politikën autoritare të qeverisë Erdogan dhe projektin për islamizimin e vendit.
Në përleshjet me policinë, e cila ndërhyri ashpër për të shtypur revolten, rreth 1 mijë vetë kanë mbetur të plagosur ndërsa burime mjekësore deklarojnë se 4 vetë kanë humbur jetën të verbuar nga gazi lotsjellës. Protesta nisi në sheshin Taksim, në qendër të Stambollit të martën për të kundërshtuar ngritjen e një qendre tregtare dhe kompleksi rezidencial që do të sillte shkatërrimin e një parku, e vetmja mushkëri e mbetur e qytetit, por u transformua në një revolte të vërtetë kundër autoritarizmit të kryeministrit. Ky i fundit, fillimisht sfidoi manifestuesit duke thënë se nuk do të lëshojë pe dhe do të riktheje rendin.
Më pas ka ndërhyrë edhe kreu i shtetit Abdullah Gul, i cili bëri thirrje për moderim duke e quajtur nivelin e konfrontimeve shqetesues. Presidenti i telefonoi kryeministrit Erdogan dhe më pas policia u tërhoq nga sheshi ‘Taksim’, ndrsa kryeministri beri marsh prapa dhe pranoi gabimet e forcave të rendit.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Stamboll, aktori i “Sulejmani i Madherishëm” në ballë të protestave-FOTO