E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Gati për konsultim paketa e reformës së procedimit penal

TIRANË-Ministri i Dejtësisë, Eduart Halimi bën të ditur se “një grup ekspertësh në Ministrinë e Drejtësisë, së bashku me disa organizata partnere, prej 1 viti janë duke punuar për një nga reformat më të rëndësishme në drejtësinë penale: Reformimin e Kodit të Procedurës Penale”.

Në rrjetin social Facebook, Halimi deklaron se drafti final do të jetë shumë shpejt për konsultim me ju dhe aktorët e drejtësisë. Por konsultimi paraprak me ju, për disa prej cështjeve, si vepruam me paketën e Kodit Penal, mbetet shumë i rëndësishëm. Kodi do pësoje ndryshime të medha, më thelbësoret në këto 15 vjet, por disa cështje unë besoj se kanë nevojë për opinionin tuaj".

Sipas tij, procesi i hetimit të krimeve duhet të reformohet, që hetimi të jetë më efikas, më i shpejtë në zbulimin e së vërtetës.

Ajo që qytetarët kanë nevojë të dinë një orë e më parë është e vërteta e një ngjarje, pa pritur me vite të tëra për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve. Policia gjyqësore dhe institutet e marrjes, kërkimit dhe analizimit të provave duhen reformuar. Të implementojmë Institutin e "marrëveshjes paraprake të pranimit të fajit.Një model që do të përshpejtojë hetimet dhe do lehtësoje gjykimin dhe dhenien e drejtesise penale efektive", deklaron Halimi.

Ai shton se duhet reformuar Instituti i gjykimit të shkurtuar. "Qëllimi për të cilin u vendos shumë vite më parë ka deformuar dhenien e drejtesise. Në pjesën më të madhe te rasteve, ky institut ka shërbyer për shmangien e dënimit dhe dhënies së një drejtësie penale efektive. Korrupsioni duhet të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Renda", sqaron ministri.

Sipas tij, qytetaret duhet të shohin cdo ditë se ata që abuzojne me fonde publike apo shërbime ndaj tyre, qofshin në administratën qendrore apo lokale, të gjykohen shpejt, por dhe me dënim të gjatë si shprehje e një drejtesie penale efektive.

“Këto cështje por dhe shumë të tjera të cilat do ti diskutojmë në javët në vijim, do të përbëjnë reformën më të thellë në fushën e hetimit penal në këto 15 vjet. Reforma e Kodit te Procedurës Penale, do të jetë një nga ligjet e para që do të miratojmë në shtator të këtij viti",përfundon ministri i Dejtesise.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›