E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, fillon gjykimi për grushtin e dyshuar të shtetit në 1997

ANKARA- Një proces gjyqësor nisi sot në Turqi për grushtin e dyshuar të shtetit në vitin 1997 për largimin nga pushteti të qeverisë proislamike.

Procesi kundër 275 personave, përfshirë ish-gjeneralin Ismail Haki Karadayi nisi sot në Ankara.

Të dyshuarit akuzohen se kanë ndihmuar në largimin nga pushteti të ish-kryeministrit, Necmettin Erbakan, udhëheqësin e partisë me orientim islamik ''Partia e mirëqenies'', në shkurt të vitit 1997.

Qeveria e Erbakanit është detyruar të largohet nga pushteti duke i hapur rrugë një qeverie civile pas një takimi Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
''Partia e mirëqenies'' u shpall më pas e jashtëligjshme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›