E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, janë vrarë shtatë kryengritës kurdë

Zyrtarët e Turqisë thonë se nga dy përleshje të ndara të trupave me kryengritësit kurdë, afër kufirit me Sirinë, janë vrarë shtatë rebelë dhe janë plagosur tre ushtarë.

Zyra e guvernatorit lokal tha se luftimet kishin shpërthyer sot afër qytetit kufitar, Hasa, pasi një grup i kryengritësve, e injoroi ftesën e trupave të dorëzohet dhe ka hapur zjarr.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anatolia, raportoi se kryengritësit ia kishin zënë pritën një makine ushtarake, afër qytetit Hasanbejli, në veri, duke shkaktuar përleshje, nga e cila u plagosën tre ushtarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›