E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje”: Qeveria përpiqet për të korruptuar ligjet

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar pas lajmërimeve zyrtare ndersa Qeveria e Republikës së Kosovës ka dërguar një pyetësor drejt Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me atë se a kanë të drejtë deputetët e Kuvendit të Kosovës ta lëshojnë sallën e Kuvendit gjatë votimit për president.
 

Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për mandatin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës thotë se “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”.
 

Sipas Lëvizjes “Vetëvendosje”, çfarëdo shpjegimi apo interpretimi i cili thotë se deputetët duhet të qëndrojnë në sallë gjatë një votimi, e aq më tepër kur lëshimi i sallës është një veprim i qartë politik me arsyetime të qarta politike e jo një neglizhencë, janë në kundërshtim me formulimin e nenit 70 dhe frymën e këtij neni.
 

“Është brengosës fakti që Qeveria e Kosovës duke e dërguar një pyetësor në lidhje me mandatin e deputetëve, ka dëshmuar se qeveria në krye me Hashim Thaçin ka përgatitur skenare anti-ligjore dhe anti-kushtetuese për të kontrabanduar ligjet dhe politikat të cilat bien ndesh me vullnetin dhe interesat e popullit të Kosovës. Për më shumë se kaq, kjo qeveri po dëshmon se Kuvendin dhe deputetët i sheh në funksion të qeverisë dhe individëve të saj e jo si dy pushtete të ndara sipas parimeve bazë të demokracisë”, thuhet ndër të tjera në një deklarate të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›