Çekia mbështet proçeset integruese të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar të premten një letër urimi nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.
Në këtë letër, e cila është dorëzuar nga Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Jiri Dolezel, shefi i diplomacisë çeke ka shprehur urimet e tij për emërimin e ministrit, Enver Hoxhaj, në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, duke shprehur vullnetin e tij për të bashkëpunuar në zhvillimin e mëtejshëm të raporteve të shkëlqyeshme në mes të dy shteteve.
“Ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, po ashtu ka shprehur dëshirën që të takohet së shpejti me homologun kosovar, Hoxhaj”, thuhet në një njoftim të MPJ-së.