E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, vetëvritet ish-zv/kryeministri Leper

Karriera e liderit të Partisë Vetëmbrojtja nisi të shkatërrohej pas një cështjeje të gjatë me akuza seksuale. Ai ishte zëvendëskryeministër në koalicionin qeveritar, në vitet 2006-2007.

Leper e nisi karrierën në vitet ’90, me pjesëmarrjen aktive në protestat e dhunshme kundër qeverisë. Në zgjedhjet e vitit 2005 partia e tij mori 11 % të votave. Kjo parti arriti të futej në koalicionin qeverisës, ndërkohë që vetë Leper mori postin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Bujqësisë.

Gjithashtu, ai kandidoi edhe katër herë për postin e Presidentit të Polonisë, por pa arritur sukses. /Start/

                                                                                             2011-08-06 12:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›