E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, papunësia arrin në 13,6 %

Kjo shifër zyrtare është gjithashtu në rënie në krahasim me tremjorin nga marsi në maj.

Numri i të papunëve është rritur me 1,17 milionë persona për periudhën prill-qershor 2009 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 3,38 milionë të papunë, shtoi Instituti.

Ky i fundit i siguroi këto shifra mbi bazën e një hetimi të realizuar pranë rreth 91 000 personave.

Papunësia në tremujorin e parë të vitit 2009 ka arritur një rekord rritjeje prej 16,1 për qind për shkak të recesionit që goditi Turqinë në vazhdën e krizës financiare botërore.

Mijëra persona kanë qenë viktima të pushimeve nga puna në të gjithë vendin, sidomos në sektorë kryesorë si industria e automobilave dhe ajo e tekstilit.

Përqindja e papunësisë në Turqi është vlerësuar në 9,9 për qind për të gjithë vitin 2007, me 2,33 milionë të papunë.

Shifrat e Institutit turk të statistikave janë të vetmet për vlerësimin e përqindjes së papunësisë në Turqi, por, sipas ekspertëve ato nuk bëjnë një pasqyrim të shkëlqyer të situatës së papunësisë në këtë vend, sidomos për sa i përket marrjes parasysh të punës së zezë.

Kështu, sipas specialistëve, kjo përqindje duhet të vlerësohet të paktën në 20 për qind të popullsisë aktive turke.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›