Uragani “Bill” godet Atlantikun
Uragani “Bill” filloi të forcohet në orët e vona të së hënës, kurse stuhi më të lehta prekën pjesën verilindore të Karaibeve dhe Floridën.
Uragani pritet të rrisë fuqinë e tij në ditët në vijim, me erëra që do të arrijnë shpejtësinë deri në 177 km/orë dhe do të godasë pranë Bermudës në fundjavë. Deri tani, shpejtësia e erërave ka arritur në 168 km/orë dhe uragani klasifikohet si i kategorisë 2.
Është ende herët për të thënë nëse uragani “Bill” do të godasë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, thotë Xhon Kangialosi, një metereolog në Qendrën Kombëtare të Uraganëve në Amerikë. “Sigurisht që është tepër i fuqishëm dhe ka të ngjarë që të bëhet akoma më tepër në të ardhmen,- tha Kangialosi, por ujërat e ftohta do të bëjnë që fuqia e tij të dobësohet në drejtim të veriut.”