Turqi, policia arreston dy gazetarë të huaj në sheshin ‘Taksim’
STAMBOLL – Policia turke ka vënë në pranga gjatë së mërkurës dy gazetarë të huaj në sheshin ‘Taksim’ në Stamboll. Dy gazetarët kanadez Sasha Petricic dhe Derek Stoffel të televizionit ‘CBC-TV News’ gjendeshin në sheshin Taksim për të mbuluar ngjarjet e ndodhura së fundmi aty.
Deri tani nuk është dhënë asnjë arsye për arrestimin e gazetarëve.
Në konferencën e fundit për shtyp kryeministri turk, Erdogan kishte kritikuar mbulimin e ngjarjeve në Turqi nga shtypi i huaj.
(a.k/BalkanWeb)