Burri i Jahjagës shkel kodin e veshjes në Bratislavë
BRATISLAVE - Mediat sllovake kanë kritikuar sot bashkëshortin e presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi në samitin e presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore ka ardhur pa veshje serioze dhe kravatë, duke shkelur protokollin shtetëror sa i përket kodit të veshjes.
Tabllodi sllovak Topky.sk në sajtin e vet ka vendosur një fotografi të presidentes Jahjaga me burrin e saj pa kravatë, me këmishë të thjeshtë dhe një triko të mbështjellë rreth dorës.
“Kjo mund të merret edhe si mos respektim ndaj shtetit sllovak si mikpritës i samitit, pasi Bratislava zyrtare nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan në artikull Topky.sk.
“Bashkëshorti i presidentes është pjesë e delegacionit zyrtar dhe duhet ra respektojë protokollin. Ai nuk po shkon të luaj golf. Ky është samit zyrtar dhe duhet ta dijë këtë. Edhe presidentja duhet ta dijë”,- ka thënë për Topky.sk ekspertja për protokoll, Olga Perushkova.
(er.nu/BalkanWeb)