Rumani, një i vdekur dhe një i zhdukur nga moti i keq
BUKURESHT- Një burrë vdiq dhe nipi i tij trevjeçar u zhduk pas disa reshjeve të forta në Rumani. "Jemi në kërkim të fëmijës", njoftoi përfaqësuesja e shërbimit të urgjencës për zonën Elena-Silvia Bolohan.
Fëmija u zhduk që prej të martës në mbrëmje nga fshati Buhaeni, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shpeshta.
"Rreth 30 shtëpi janë përmbytur pjesërisht', deklaroi kryeplaku i fshatit Maricel Turcu.
Përmbytjet kanë përmbytur dhjetëra shtëpi dhe toka bujqësore në fshatin Pestera në juglindje të Rumanisë.
(m.a/BalkanWeb)