E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende asnjë marrëveshje, minatorët kërcënojnë me grevë

Ndërsa dita e djeshme ka kaluar pa asnjë marrëveshje mes kompanisë ACR dhe minatorëve të Bulqizës, këta të fundit kanë kërcënuar se nëse deri në orën 14:00 të ditës së sotme nuk do të plotësohen kërkesat e tyre ata do të hyjnë sërish në grevë urie.
 

Minatorët që në orët e para të mëngjesit kanë protestuar sërish para zyrave të ACR-së duke pritur një reagim nga kompania në lidhje me kërkesat e tyre.
 

Ndërkohë mësohet se kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj ka zhvilluar dje një takim me ministrin e Punës ku i ka paraqitur atij situatën në Bulqizë ndërsa gjatë ditës së sotme ka zëra që një përfaqësi e kompanisë ACR të takohet me përfaqësues të kabinetit të kryeministrit Berisha në Tiranë.
 

Ndërkohë minatorët janë të vendosur për të vijuar protestat por edhe grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë të bëhen investime në minierë, rritje të pagës në nivelin 20-40%, përmirësim të kushteve të punës si dhe largimin e drejtorit të minierës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›