E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, thellohet skandali i basteve

Skandali i basteve ne Turqi vazhdon te thellohet, pasi autoritetet kane arrestuar dhe kater persona te tjere, duke e cuar ne tete numrin e te ndaluarve me akuzen per shitje ndeshjesh. Nderkohe sipas policise turke 46 persona te tjere jane nen hetim per paracaktim te rezultateve me qellim përfitimi me ane te basteve.

Hetimet kane filluar qe veren e shkuar, pas dyshimeve ne lidhje me nje ndeshje ne Superligen turke. Mes te dyshuarve jane dhe ish-lojtare te kombëtares se Turqise si Arif Erdem dhe Fatih Akyel, futbolliste aktive por edhe drejtues te larte klubesh. Erdem, i cili eshte dhe fituesi i Kupes UEFA me Gallatasarain eshte liruar me kusht pasi eshte marre ne pyetje nga hetuesit, nderkohe qe Akyel vazhdon te qendroje ne burg.

Po ashtu, 18 persona te tjere jane liruar me kusht. Ky skandal ka tronditur futbollin turk, nderkohe qe nje bookmakers vendas shprehet se ne te jane perfshire te tjere fituar te medha te sportit ne vend.

Federata Turke e Futbollit nisi hetimet, pasi prokuroria e Bohumit ne Gjermani publikoi nje liste me 200 ndeshje te dyshuara si te trupuara, ku 29 prej tyre ishin ne kampionatin turk. Ne kete liste jane edhe dy skuadrat shqiptare Vllaznia dhe Tirana, te cilat po hetohen nga UEFA ne lidhje me ndeshjet e tyre ne Kupat e Evropes ne sezonin e shkuar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›