Thirrjet antishqiptare, protesta para ambasadës greke në Tiranë. Pazios kërkon ndjesë
Në Tiranë, u organizuan protesta kunder thirrjeve raciste te ushtarakeve greke ndaj shqiptareve te leshuara në ceremoninë festive të pavarësisë së Greqisë. Me moton "Greqia, turpi i BE-së", ne kete tubim ishin te pranishem grupe te rinjsh dhe drejtues te shoqatave jo qeveritare perfshi dhe kreun e PDU-së, Shpëtim Idrizi.
• Meta: Athina të marrë masa ndaj autorëve
• Greqi- ushtria, thirrje raciste kundër shqiptarëve
“Ne kërkojmë thellësisht që qeveria greke të distancohet qartë nga këto qarqe ekstremiste të cilat fatkeqësisht e kanë në mënyrë të përsëritur këtë gjë sepse ata janë të veshur me uniformë në shtetin grek. I kërkojmë me forcë shtetit shqiptar të kërkojë shpjegime dhe të mbajë qëndrim ndaj këtij akti të shëmtuar I cili nuk I bën mirë marrëdhënieve midis dy vendeve tona” tha Idrizi.
Ambasada greke kërkon ndjesë
Ambasada greke në Tiranë reagoi sot për skandalin me ushtarët, të cilët hodhën parulla antishqiptare. Ministria e Jashtme njofton se ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm Ilir Meta, ku i kërkon të falur për incidentit, ndërsa thekson se autorët do të marrin dënimin e merituar. “Skandali do të dënohet ashpër. Hetimi do të shkojë deri në fund”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Athinë, incidenti do te hetohet
Nderkohe Ministri grek i Rendit deklaroi se incidenti do te hetohet dhe autoret do te ndeshkohen. E majta e Papandreut kerkoi diskutim ne parlament ndersa thirrjet raciste kunder shqiptareve jane mbeshtetur vetem nga Partia Nacionaliste.
Thirrjet racistes janë hedhur gjatë paradës për festën Kombëtare të Greqisë, pikërisht përpara selisë së Presidencës. “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, kanë qenë disa nga thirrjet e thëna në korr nga forcat ushtarake greke. Autoritetet e Athinës zyrtare deklaruan se kanë nisur hetimet për zbardhjen e çështjes. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 27 mars 2010 ) < I mëparshmi