Rritet numri i kredive të këqija

Rritja e peshës së kredive me probleme në raport me totalin e kredisë është një nga pasojat që ka sjellë kriza në Shqipëri. Megjithatë ky përkeqësim i ndjeshëm i këtij treguesi për kreun e shoqatës së Bankave të nivelit të dytë, nuk do të thotë aspak që bankat të bllokojnë kreditimin.
“Kjo është një karakteristike e periudhes se krizave, por kjo nuk do ta ndale veprimtarine kredituese te bankave për arsye te ndryshme. Se pari, nese nuk jepen kredi atehere treguesi i kredive te keqija do te rritet. Se dyti, nese nuk jepen kredi bankat nuk mund te fitojne” tha Libero Catalano.
Duke kërkuar më shumë kujdes nga bankat në përzgjedhjen e klientëve, kreu i shoqatës Catalano thotë se tashmë po vihet re një kujdes më i lartë edhe prej bizneseve.
“Problemi nuk eshte vetem nga ana e bankave sepse edhe ndërmarrjet tashme tregohen me të kujdesshme, edhe vetë individët. Edhe kërkesa nga ana e tyre është zvogëluar për shkak të kujdesit që tregojnë. Me rikthimin e besimit do të kthehen të dyja” tha Catalano.
Në vitin e fundit kredi me probleme janë sa 10.5 për qind e totalit të kredive. 18 muaj më parë ky tregues ka qenë vetëm 3 për qind. Shifrat tregojnë se probleme në pagimin e kësteve të kredisë kanë si bizneset ashtu edhe individët.
Adi Darsi