Turqi, ushtria vret 21 militantë kurdë
Forcat policore turke kanë vrarë 21 militantë kurdë gjatë një operacioni në shkallë të gjerë në Turqinë jug-lindore.
Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e sigurisë,të cilët në mënyrë anononimate kanë thënë se ushtria ka lansuar operacionin javën e kaluar, pasi kishte identifikuar një grup prej rreth 30 luftëtarëve nga Partia Popullore e Kurdistanit(PKK) në rajonin e banuar kryesisht me kurdë.
Operacioni ka përfshirë 3 mijë trupa të mbështetur nga helikopterët sulmues dhe aeroplanët lufatarakë.
PKK lufton për autonominë kurde në juglindje të Turqisë. Që nga kryengritja e nisur më 1984 e deri tani janë vrarë më shumë se 40 mijë persona.