E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis festivali i filmit në Venecia

Kineasti tajvanez drejton panelin e festivalit të këtij viti, që zgjedh edhe fituesin e Luanit të Artë.

Organizatorët zgjodhën filmin italian Baaria të regjisorit Xhuzepe Tornatore për hapjen e festivalit, filmi i cili mbështetet në historinë e një familjeje siçiliane.

Në vitet e mëparshme festivali është hapur nga filma të Hollivudit dhe ka qenë aktorët amerikanë në fokus.
Në mesin e filmave që janë në garë në edicionin e 66-të, janë The Road i regjizorit, John Hillcoat, ku luan Charlize Theron dhe Viggo Mortensen.

Werner Hertzog vjen me një version të ri të The Bad Lieutenant, ku luan Nicholas Cage.

Oferta franceze vjen në White Material, me Isabel Huppert.

Kineasti amerikan i dokumentarëve Michael Moore rikthehet në festivale. Regjisori që më parë ka trajtuar temën e armëve dhe kujdesit shëndetësor në SHBA, kësaj rradhe e ka kthyer kamerën në krizën ekonomike globale në kapitalizëm me dokumentarin A Love Story.

Në festival ka edhe një numër filmash jashtë kompeticionit.

George Clooney rikthehet në Venecia për të promovuar The Men Who Stare at Goats.

Steven Soderbergh, shfaq në festival The Informant, që flet për daljen e sekretit në Amerikën e Korporatave, ndërsa regjisori amerikan Abel Ferrara shfaq në festival, filmin Napoli, Napoli, Napoli.

start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›