E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia: Të gatshëm për ndërhyrje në Siri edhe pa konsensusin e OKB-së

ANKARA- Turqia është e gatshme t'i bashkohet një koalicioni ndërkombëtar ushtarak për ndërhyrje në Siri, si reagim ndaj sulmit kimik të 21 gushtit, edhe në mungesë të konsensusit me OKB-në, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu.

"Nëse formohet një koalicion kundër Sirisë gjatë këtij procesi, Turqia është e gatshme t'i bashkohet", deklaroi Davutoglu gjatë një interviste të botuar sot në të përditshmen turke "Milliyet".

Ekspertët e OKB-së pritet të fillojnë një hetim ndaj sulmit kimik të kryer në periferi të Damaskut.

"Pas këtij hetimi, OKB-ja duhet të marrë një vendim mbi sanksionet e saj. Ne kemi mbështetur gjithnjë ndërmarrjet e veprimeve nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe së bashku me komunitetin ndërkombëtar",theksoi Davutoglu. 

"Nëse nuk merret një vendim i tillë, ekzistojnë alternativa të tjera. Rreth 36 ose 37 vende i kanë diskutuar tashmë këto opsione", nënvizoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›