Kukës, ndalohet një shtetas serb i kërkuar nga policia holandeze
KUKES- Është ndaluar sot në doganën e Morinit një shtetas serb pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia holandeze.
Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Caushaj, tha se, “sot paradite është ndaluar në doganën e Morinit shtetasi serb, Dushan Lazic, 36 vjeç, lindur në Beograd e banues në Bozdopvic të Kosovës, ndersa po hynte në territorin shqiptar. Pas kontrollit të dokumenteve të tij në sistemin TIMS rezultonte se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e shtetit hollandez. Menjëherë është bërë ndalimi i tij, ndërsa kanë nisur procedurat e përgatitjes së dokumentacionit për ekstradimit e tij drejt Holandës.
Thuajse cdo ditë në kufirin Shqipëri – Kosovë ndalohen persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në periudhën janar – gusht të këtij viti numri i të ndaluarve ka arritur në mbi 100 persona, ndërsa vitin e kaluar u ndaluan 147 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
(e.m/ata/BalkanWeb)