METE, projekt për përfshirjen e Kosovës në gazsjellësin TAP
TIRANE- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me ministrinë homologe të Kosovës kanë paraqitur në Komisionin Europian për Energjinë një projekt për furnizimin me gaz të Kosovës dhe Serbisë Jugore.
Kosova mund të përfitojë nga gazsjellësi TAP deri në 2 miliard metër3.vit gaz. Drejtori i politikave hidrokarbure në ministrinë e Ekonomisë, Stavri Dhima, shprehet për mediat se projekti i pranuar nga Komisioni i Energjisë është pjesë e unazës së gazit të Ballkanit Perëndimor.
Por sipas tij, studimi i fizibilitetit për këtë projekt do të fillojë pas përfundimit të atij për gazsjellësin Ioniano-Adriatik (IAP), që do të lidhet me gazsjellësin TAP në territorin shqiptar pranë Fierit.
Studimi i fizibilitetit për të dy projektet po financohet nga BERZH.
Për gazjsellësin IAP vlera arrin në 3.5 milionë euro, ndërsa për lidhjen me Kosovën, 1.75 milionë euro.
Në total, unaza e transportit të gazit në Ballkanin perëndimor është projektuar për një kapacitet prej 5 miliardë metër kub.
Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nuk kanë sot ende lidhje me rrjetin europian të shpërndarjes së gazit.
(m.a/ata/BalkanWeb)