E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia: The Simpsons, tallje me Zotin

Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTUK) në Turqi ka gjobitur televizionin që transmeton serialin vizatimor “The Simpsons”, me motivacionin e blasfemisë duke qenë se “ka tallur Zotin”.
RTUK ka vlerësuar si të domosdoshme vendosjen e një gjobe prej 23 mijë eurosh televizionit privat CNBC-e, për transmetimin e një episodi të animuar amerikan ku Zoti i ofron kafe djallit.

Sipas këtij këshilli, filmi vizatimor përveçse tall Zotin, inkurajon të rinjtë “të pijnë alkool gjatë natës së ndërrimit të viteve në New York.”

Inspektorët pretendojnë, një nga personazhet abuzon me besimin fetar për të kryer krime dhe në fund Bibla digjet publikisht dhe Zoti dhe djalli përfaqësohen me trupa njerëzorë. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›