Daçiq: Po shkojmë të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, para nisjes në Bruksel për ta takuar Hashim Thaçin, ka thënë se ka për qëllim të shpëtoi atë që mund të shpëtohet.
Për këtë arsye ai pret që takimi me shefin e ekzekutivit kosovar të jetë i vështirë.
Ndër të tjera Daçiq ka thënë se ai asnjëherë nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje që nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/