Turqia arreston ish shefin e ushtrise

Per here te pare ne historine e republikes turke eshte arrestuar nje ish shef i shtabit te pergjithshem te forcave ushtarake. Ilker Basbug u mbajt ne paraburgim te premten ne mengjez 06.01. sic raporton agjencia e lajmeve Anadolu duke cituar avokatin e tij Ilkay Sezer. Ai akuzohet se ka drejtuar nje organizate terroriste dhe eshte perpjekur te rrezoje qeverine. Basbug i cili doli ne pension vitin e kaluar eshte derguar ne burgun
Silivri prane Stambollit ku kryejne burgimin shume ushtarake per gjoja perpjekje per grusht shteti. Ish shefi i shtabit te pergjithshem u muar ne pyetje te enjten ne Stamboll per shtate ore me rradhe per shkak te dyshimit se ka organizuar nje fushate per diskreditimin e partise ne pushtet AKP. Ketu benin pjese edhe planet per krijimin e faqeve te internetit per destabilizimin e vendit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri Rexhep Tayyip Erdogan dhe shefi i shtabit te pergjithshem Ilker Basbug i perkasin dy kampeve te kunderta.Basbug i kundershtoi fajesimet duke u shprehur Sikur te kisha patur me te vertete qellime te ketilla te keqija une si komandant me nje kontroll mbi 700 000 forca te armatosura do te kishte patur te tjera mjete per te vepruar. Situata eshte tragjikomike tha ai. 68 vjecari theksoi se ai ka respektuar gjithmone ligjet dhe kushtetuten e vendit.
Qytetaret turq kane mendime te ndryshme. Kush ben gabim duhet te mbaje pergjegjesine pavaresisht nese eshte qytetar normal apor shef i shtabit apo politikan. Kush ben gabime kunder popullit kush ben gjera te paligjshme dhe te padrejta duhet te paraqitet para gjyqit thote nje qytetar.
Nje tjeter mendon keshtu Mua me vjen keq punet nuk duhet te kishin ardhur deri ketu. Duket se pas kesaj fshihet dicka tjeter. Me sa di une nje shef shtabi nuk nxirret ne gjyq. fare krimi duhet te kete kryer valle
Autor AFPD /Verbica
Redaktoi E. Xhani