Marina amerikane shpëton 13 iranianë

Marina amerikane njoftoi se kishte hasur kaiket e piratëve dhe anijen e rrëmbyer iraniane të peshkimit Al Molai, pas marrjes së një thirrje për ndihmë nga anije iraniane.
Në një deklaratë të marinës amerikane thuhet se një ekip i personelit ushtarak nga shkatërruesi USS Kidd morri në kontroll anijen iraniane dhe kapi 15 piratët që mbanin peng peshkatarët.
Në deklaratë thuhet se anija iraniane kishte qenë nën kontrollin e piratëve për më shumë se një muaj dhe përdorej nga piratët si bazë për operacionet e tyre.
Zyrtarë të marinës amerikane thanë se iranianëve iu dha ushqim dhe kujdes mjekësor para se të liroheshin dhe tani janë në udhëtim për në vendin e tyre.
Piratët që besohet të jenë somalezë ndodhen në paraburgim në një aeroplanmbajtëse amerikane.
Irani ka kërcënuar kohët e fundit për të mbyllur ngushticën e Hormuzit, në Gjirin Persik, dhe ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të ndërpresin qarkullimin rutinë të aeroplanmbajtësve në atë zonë. Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se operacionet në Gjirin Persik do të vazhdojnë si zakonisht