E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Turqia asistencë për zhvillimin e sistemit të sigurimeve në bujqësi

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Shqipëria dhe Turqia angazhohen të rrisin bashkëpunimin në fushën e bujqësisë.

Në Tiranë, u nënshkrua sot Plani i Veprimit për Zhvillimin e Sigurimeve në Bujqësi, mes zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari si dhe homologut turk Ahmet Bağcı.

Pas nënshkrimit të Planit të Veprimit, delegacioni turk u prit nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Denaj bëri të ditur se përmes Planit të Veprimit për Zhvillimin e Sigurimeve në Bujqësi, sigurohet ekspertizë dhe asistencë teknike nga pala turke, çka sipas saj do të çojë në forcimin e kapaciteteve institucionale shqiptare.

Ministrja Denaj po ashtu deklaroi se qeveria do të rrisë mbështetjen shtetërore për fermerët.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi sigurimesh më të qëndrueshëm dhe efikas, duke garantuar më shumë mbrojtje financiare për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë”, tha ajo.

1 nga 9

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›