E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: BE është përgjigjja për të rinjtë, tragjedi në rast se do të zhdukej

TIRANË, 7 mars /ATSH/ “Bashkimi Europian është përgjigjja për çdo të ri, shumë më shumë se gjithçka tjetër kur je jashtë BE-së!” Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama, i pranishëm sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitet me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës.

I pranishëm në panelin e kësaj ceremonie që u mbajt në Tiranë, ku u fol për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është ende esëll për të parë sa shumë gjëra mund të kesh kur je brenda Bashkimit Europian.

“Nuk mendoj se kam një mesazh të fundit, por ndoshta dhe më shumë gjëra për të thënë, sepse në veçanti kur flasim për këtë lloj teme, në këtë moment në të cilin po jetojmë, gjë që e bën dhe më të ndërlikuar çështjen, dhe siç e tha edhe Martini, pra e bën edhe të rëndësishme që në këtë konferencë t’i japim përgjigje një pyetje nga të gjitha këndvështrimet e saj”, tha Rama.

“Por ajo që dëshiroj të shtoj pasi dëgjova edhe çfarë u tha nga parafolësit, është se edhe për brezin e ri, ose madje veçanërisht për brezin e ri, Bashkimi Europian është përgjigjja, shumë më shumë se gjithçka tjetër jashtë BE-së, dhe nuk dua që të sjell shembuj të dhimbshëm, por ja të shikojmë Britaninën e Madhe pas Brexit, si shkuan gjërat për të rinjtë atje, ose të shikojmë sesi ky iluzioni i Britanisë që ka më shumë para, më shumë instrumente, më shumë fuqi, duke qenë jashtë BE-së, sesi është shkatërruar, është thyer, dhe ka thyer dhe shumë rrjete të ndryshme, shumë mure, forca që ishin ndërtuar brenda për brenda BE-së. Mendoj se Bashkimi Europian ka shumë gjëra për të cilat mund të kritikohet, jo se është projekt i gabuar, por se projekti nuk është përfunduar”, shtoi Rama.

“Pra përgjigjja është për të bërë disa përshtatje ose për të trajtuar ato dobësi të BE-së, dhe përgjigjja është më shumë Europë dhe jo më pak Europë. Pra t’i do të trajtosh një gjë që nuk po ecën mirë në BE, atëherë të thellohesh dyfish në BE. Unë kështu e kuptoj! Kjo është qasja, dhe nga këndvështrimi ynë nga kjo pjesë e Evropës, në thelb në zemër të Europës, ne ende mund të jemi esëll për të parë sa shumë gjëra mund të kesh kur je brenda BE-së, por pastaj ajo që ndodh është se t’i humbet vlerësimin për to, sepse i merr të mirëqena dhe gjithnjë do më shumë, por të duash më shumë nuk është e njëjta gjë”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “është e rëndësishëm të mos humbasim vlerësimin për ato garanci që BE u ka dhënë të gjitha vendeve të veta”.

Rama mori si shembull Gjermaninë.

“Gjermania ka qenë shembulli ynë për një kohë shumë të gjatë ka qenë kampion të themi, por në rast se heqim Gjermaninë nga BE dhe do të shikonim se çfarë do të projektonte ajo, dhe se çfarë do të bënte Gjermania pa tregun e mrekullueshme të BE-së, do të flisnim për diçka tërësisht tjetër. Ose fakti që çdo e dhënë, çdo studim fakt, që ne shohim për Poloninë, Republikën Çeke apo për vende të tjera që po ecin shumë mirë në krahasim më të shkuarën, tregon se ky ishte efekti i BE-së”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se “pavarësisht ankesave, dhimbjeve të kokës, burokracisë neurotike, në fund të fundit ajo për të cilën bëhet fjalë është një themel shumë shumë i fortë. Unë nuk besoj se ka diçka më vizionare më të sofistikuar në formë të mrekullueshme që të mund të jetë krijuar ndonjëherë në mendjen e ndokujt në historinë e njerëzimit se vet BE. Kjo është mënyra si e shoh unë”.

“Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë i ndërgjegjshëm jam për çfarë mund të humbasim në rast se dobësohet BE dhe se çfarë tragjedie do të ishte në rast se do të zhdukej BE. Do të ishte sikur ta linim e të dilnim vetë nga historia më këmbët tona”, e përmbylli Rama reagimin.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›