Turqia dëbon ambasadorin izraelit

Masat e ndërmarra nga qeveria turke u shpallën pak momente më parë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, pak orë para se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon të publikojë zyrtarisht raportin për sulmin e vjetshëm ndaj flotiljes.
Marrëdhëniet turko-izraelite do të zbresin në nivelin e nëpunësve të dytë, çka nënkupton se ambasadori izraelit do të dëbohet nga Turqia teksa ambasadori turk do të tërhiqet nga Tel Avivi, raporton e përditshmja më e madhe turke “Zaman”.
“Izraeli, në fakt, ka keqpërdorur shumë shanse që i janë dhënë dhe qeveria izraelite, në anën tjetër, e shikon veten mbi ligjet ndërkombëtare dhe ndërgjegjen njerëzore”, theksoi Davutollu duke sqaruar gjithashtu se që sot Turqia nuk e njeh bllokadën izraelite.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu, theksoi po ashtu se do të pezullohen të gjitha marrëveshjet ushtarake me Izraelin. Ai nënvizoi se për Turqinë, disa prej gjetjeve të raportit të OKB-së, të publikuara sot në “The New York Times” ishin të pa pranueshme.
Raporti, sipas “ The New York Times”, thekson se Izraeli ka përdorur “forcë te tepruar” në bastisjen e flotiljes se ndihmave vitin e kaluar, por theksoi se bllokada detare është legale.
Turqia kërkon që Izraeli të kërkojë falje për vrasjen e nëntë shtetasve turq vitin e kaluar, teksa ndodheshin në ujërat ndërkombëtare, por Izraeli vijimësisht ka refuzuar.
Korrespondenti i BBC-së në Stamboll, Jonathan Head, thekson faktin se që prej sulmit në flotilje, marrëdhëniet turko-izraelite kanë qenë të ngrira por tanimë ata duket se janë reduktuar në nivelin më të ulët në mundshëm.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-09-02 12:26