E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Shembet çdo ndërtim pa leje

Ai ishte sot në vendin ku një muaj më parë nisi aksioni për prishjen e një ndërtese pesëkatëshe pa leje.

"Ne gjejmë rastin t’i bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës, që të mos ndërtojnë pa leje dhe të bashkëpunojnë me Policinë Bashkiake, sa herë që konstatohen raste të tilla. Bashkia e Tiranës e ka tërësisht nën kontroll territorin e saj dhe do të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjin. Zbatimi i ligjit është në të mirë të të gjithëve. Duke parë këtë shembull, sot u bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve, të mos harxhojnë para dhe mund kot, pasi ne jemi të vendosur të mos lejojmë informalitet dhe shkelje të ligjit në Tiranë”, tha Hoxha.

Sipas të dhënave të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, janë konstatuar rreth 300 ndërtime pa leje, për të cilat janë dorëzuar akt-kontrollet si dhe është bërë prishja e rreth 30 ndërtime apo shtesave pa leje./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-02 14:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›