Turqia dhuron libra për Bibliotekën Kombëtare

Ambasada e Repulikës së Turqise në Tiranë, i ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare një fond librash. Bëhet fjalë për 230 tituj librash të rinj me vlera albanologjike dhe balkanologjike të fushave te ndryshme si gjuhësi letërsi, histori, art, kulturë, muzikë, arkeologji dhe hulimtime shkencore në gjuhën turke dhe shqipe.
Ceremonia e dhurimit u bë në kuadër te tetorit si muaj i librit.
Ky donacion është shumë i veçantë sepse përkon me 100 vjetorin e themelimit të shtetit turk e njëkohësisht vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Turqi – Shqiperi.
Librat e dhuruar kanë sjellë dhe çeljen e një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare e cila do të jete e hapur për vizitorët për tu njohur nga afër me këto libra.
/ rtsh.al /