E Martë, 3 Nëntor 2026

Qeveria miraton një tjetër projekt fotovoltaik 10 MW

Qeveria Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit të saj një tjetër projekt për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Parku është parashikuar që të ndërtohet në zonën e Jagodinës, Bashkia e Elbasanit, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “G.A.C”, sh.p.k., dhe “LA PORTA DELLA LUCE”, sh.p.k.

Vendimi specifikohen që afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi që përfshijnë kohën për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të parkut fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajsh nga ky vendim.

Centrali do të jetë në operim për të paktën 49 vite.

Interesi për energjinë fotovolatike po njeh rritje të vazhdueshme me projekte që ndodhen në hallka të ndryshme institucionale nga aplikimet fillestare tek ato të vendimeve të thelluara apo licencimit në Entin Rregullator të Energjisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se ERE që është edhe autoriteti që bën licencimet e subjekteve ka dhënë në total 36 të tilla për fotovolatikët dhe kapaciteti i instaluar arriti 350 MW deri në fund të gushtit.

Projekti më i madh i energjisë diellore në vend që tashmë është edhe i licencuar nga ERE, ai për Karavastanë ka përfunduar.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›