Durrës, kapen 17 kg kanabis, në pranga një italian

Lënda narkotike që kishte si destinacion Italinë, ishte fshehur në autoveturën e shtetasit G.S., i cili po synonte daljen nga territori shqiptar në orën 00:39 minuta të ditës së diel. Blutë e Durrësit bënë me dije se i arrestuari, 45 vjeç, banues në Viarexho të Italisë, rezulton i dënuar në vendin fqinj për bashkëpunim në organizatë kriminale.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në pjesë të ndryshme të automjetit të tij tip “Volvo” me targa BL 319 CR, u gjetën të fshehura 35 pako të mbështjella me natriban transparent, brenda të cilave gjendej një sasi prej 17 kg e 116 gram lëndë bimore, e ngjashme me bimën narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Volvo”, dy telefona celularë, katër karta SIM si dhe 300 euro.
/Start/E.B/
2011-09-04 15:07