E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nuk flet për Wikileaks, Berisha: Pasqyrë e shtypit

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa, Topi iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me kabllogramet e publikuara nga Wikileaks: “nuk dua te krijoj asnjë klimë ofeze, e respektoj por takimi i sotëm na imponon t’i largohemi me vullnet dhe të mos përgjigjemi për këtë çështje. Takimi i sotëm është shumë specifik”. Presidenti la të hapur që kësaj pyetjeje t’i përgjigjej një ditë tjetër.

Ndërsa vetëm pak minuta më vonë, kryeministri Berisha i cilësoi kabllogramet e Wikileaks, si “pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar”.

“Çfarë t’ju them për Wikileaks? Ajo që u këshilloj është t’i lexoni sa më shumë. Kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar, të akuzave e ndërakuzave të ndërsjellta që forcat politike i adresojnë njëra tjetrës”, theksoi kryeministri duke shtuar se “marrëdhëniet me SHBA-të nuk ndryshojnë dhe se vlerësimi për ambasadorin Arvizu është i palëkundur” teksa nuk përmendi ish-ambasadorin Withers./Start/

                                                                                             2011-09-04 11:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›