Turqia do të vazhdojë të blejë naftë nga Irani

"Ankaraja do të vazhdojë të blejë naftë dhe gaz natyror nga Irani, edhe përkundër sanksioneve të vendosura kundër Teheranit nga ana e vendeve perëndimore", theksoi Yeldiz.
Ministri turk theksoi se Irani është njëri nga furnizuesit kryesor me naftë i Turqisë.
"Vitin e kaluar, 50 për qind nga vëllimi i përgjithshëm i naftë së importuar në Turqi ka qenë nga Irani, ndërsa sivjet kjo do të arrijë jo më pak se 40 për qind", shtoi Yeldiz.
Ai sqaroi se zvogëlimi i sivjetmë i dërgesave të naftës nga Irani nuk është e lidhur me sanksionet e vendeve perëndimore, e as rezultat i trysnisë nga ana e SHBA-së.
Shkak, sipas tij, është importi i filluar i naftës nga Libia, i cili nevojitet për normalizimin e situatës në këtë vend. Turqia ka nënshkruar marrëveshje për import për një milion tonë naftë nga Libia.