E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka akuza profesorit për spiun të Rusisë

Prokurori danez i shtetit ka ngritur aktakuzë kundër profesorit të Universitetit të Kopenhagës, Tim Kivimaki, për spiunazh në favor të Rusisë, raportojnë mediet në Danimarkë.

Kivimaki, me origjinë nga Finlanda, por që jeton në Danimarkë nga viti 1999, akuzohet se ka furnizuar agjentët rusë "me informacione politike dhe të sigurisë, në interes për shërbimin sekret rus", transmeton REL.

Profesori i ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh, por ka pranuar se zyrtarët e Ambasadës së Rusisë i kanë financuar disa analiza në fushën e politikës dhe të sigurisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›