E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrimi i Jezusit, e premtja e zezë në Jeruzalem

Të krishterët ortodoksë nesër festojnë ringjalljen e Krishtit, festën më të madhe të krishtere, festë e fitores mbi vdekjen, ditën kur Jezu Krishti e dëshmoi fuqinë e tij dhe u ringjall nga të vdekurit. Rëndësia e saj në këtë festë të krishtere është se Jezu Krishti me ringjalljen e tij e ka fituar vdekjen.
 

Qindra besimtare të krishterë morën pjesë të premten në varrimin e Jesusit brenda kishës së shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, që besohet të jetë ndërtuar në vendin e varrimit të Jezu Krishtit.
Në ceremoni të pranishmit kryen procesin e epitafit, që përmban ikonën e Jezusit të mbuluar në lule që simbolizon varriminn e Jezusit pas kryqëzimit të tij.
 

Ngjyra e kuqe është simbol i fitores. Ngjyra e kuqe e paraqet fuqinë e Zotit, e njëherazi e simbolizon edhe gjakun e Krishtit, të cilin ai e derdhi në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu, ngjyra e vezës na përkujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.
 

E premtja e madhe kujton ditën e vuajtjeve dhe vdekjes së Jezu Krishtit. Festa e Pashkëve arrin kulmin në dielën e Pashkës, kur të krishterët besojnë se Jezusi u ringjall nga tre ditë pas ivdekjes pasi u kryqëzua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›