Diplomat, PS thirrje MASH
Tiranë -Partia Socialiste ka denoncuar sot mungesën e seriozitetit nga ana e Ministrisë së Arsimit për pajisjen me diploma të studentëve. Në një deklaratë për shtyp, kryetarja e komisionit të Arsimit Ledi Shamku deklaroi se studentët, pavarësisht protestës së tyre, po ndeshen në një shpërfillje irrituese të MASH-it, e për rrjedhojë të një shteti rrumpallë që arsimin s'e ka më në axhendë, e që i mbështjellë tashmë nga një injorancë e plotë.
“Copat revoltuese të letrës që kjo Ministri ka lëshuar, janë maja e ajsbergut e një papërgjegjshmërie të paparë, për të cilën prej 6 muajsh kemi kërkuar të merren masa urgjente. Masat nuk u morën kurrë dhe ky është motivi që "diplomat e 3-vjeçarit" s'guxon t'i firmosë askush. Nuk i firmos pasi nuk ka akte ligjore që rregullojnë statusin që do të kenë të diplomuarit që nuk vijojnë studimin e thelluar 2-vjeçar. Me ta janë larë duart duke i lënë në mëshirë të fatit, a më troç, në mëshirë të një mashtrimi të madh”-theksoi Shamku.
Ajo ka paralajmëruar se problemi i studentëve të Gazetarisë, do të jetë problem edhe për të gjithë studentët e tjerë që kanë aplikuar Kartën e Bolonjës.