Kartat, PS: Sensibilizim
Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar këtë të diel, për pajisjen me karta identiteti të shtetasve, proces i cili aktualisht ka nisur vetëm në Tiranë. Pavarësisht akuzave, në një komunikim publik, nënkryetari për çështjet Ligjore Damian Gjiknuri, u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk disponojnë pasaportë të fillojnë aplikimin për karta identiteti.
“Gjithashtu, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë që ta shtyjnë këtë proces në një kohë të dytë, në mënyrë që t'u mundësojnë këtyre shtetasve të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, me kartë identiteti”-theksoi Gjiknuri.
Ai ka shtuar se Partia Socialiste në të gjithë territorin e vendit, në të gjitha degët e saj, do të ofrojë asistencë dhe këshillim për këtë proces, dhe ku qytetarët mund të drejtohen në çdo kohë për ndihmë, duke theksuar se monitorohet nga strukturat e PS-së, mbarëvajtja e këtij procesi.
“I kërkojmë qeverisë të fillojë menjëherë fushatën e sensibilizimit për këtë vendim të ri, dhe të fillojë menjëherë procesin e aplikimit në të gjithë vendin”-thekson në deklaratë.