Turqia e re
Indrit Vokshi
Që shqiptarët kanë lidhje gjaku me popujt e tjerë me të cilët kanë pasur të bëjnë, kjo sdo mend, siç ska dyshim që lidhjet e gjakut shpesh sluajnë rol. Pashallarët shqiptarë, të cilët u sulën kundër grekëve më 1821, kishin gjak të njëjtë me arvanitasit kundër të cilëve luftuan, siç grekët më 1944 kishin gjak të njëjtë me çamët. Edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mehmet Qyprilli, i cili më 1953 u dakordua me Titon për shpërnguljen e rreth 300 mijë shqiptarëve, qe me gjak shqiptar.
Këto ndodhën sepse shtetet kanë në gjak vetëm interesin. E siç grekët me të cilët kemi lidhje gjaku,nuk janë fort dashamirës ndaj Shqipërisë, edhe Turqia, nëse do tia lypë interesi, sdo të pyesë për gjakun, siç nuk pyeti në të shkuarën. Pra, kushdo që u mor me gjakun, se kapi thelbin dhe ra në kurthin kryeministror. Pyetja shtrohet, nëse shqiptarët duhet ti përgjigjen pozitivisht ambicies turke, duke ia njohur shqiptarinë si zonë ndikimi e duke u lidhur me të.
Shqiptaria duhet të lakmojë më të mirën dhe Turqia nuk është modeli më i mirë që ofrohet. Standardi quhet BE dhe BE-ja është modeli që shqiptaria duhet të ndjekë. Jo për ndonjë pëlqim personal, por sepse BE-ja është lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në cilësinë e produkteve ushqimore dhe jo vetëm, në ambientalizëm e deri në mbrojtjen e kafshëve e shpendëve. Është mbretëresha e qytetarisë dhe nëse shqiptaria dëshiron të ecë në rrugën e qytetarisë, më e sigurt se me BE-në smund të ecë me askënd.
Për këto arsye, shqiptarët duhet jo vetëm ti anëtarësojnë juridikisht shtetet e tyre në BE (sepse kjo është e pamjaftueshme), por duhet ti zhvillojnë marrëdhëniet me secilin shtet të BE-se për tu lidhur kështu pazgjidhshmërisht me Perëndimin e për ta shpallur shqiptarinë zonë të kulturës evropiane. Njëmend disa shqiptarë mund të ndihen më afër me turqit për kah mentaliteti e botëkuptimi, por të gjithë shqiptarët duhet të kenë zgjuarsinë për të kuptuar se cila rrugë të çon në sheshin e civilizimit. Epërsia e një shteti matet me sjelljen e tij ndaj njeriut dhe Turqia nuk është shembull i demokracisë, por inferiore ndaj BE-së.
Nëse ndokush prej shqiptarëve kërkon të krahasojë Turqinë me BE-në, mund të themi se Turqia është si një njeri i pasur, por jo fort i edukuar, ndërsa BE-ja është edhe i pasuri, edhe i edukuari. Pra, prej Turqisë mund të marrësh vetëm para, ndërsa prej BE-së merr edhe civilizimin, prej mungesës së të cilit lëngon shqiptaria. Pra, kushdo që e njeh shqiptarinë si zone turke ndikimi, ose është i mangët, ose nuk do që shqiptarët të qytetërohen plotësisht. Evropa nuk është e përkryer, por më të përkryer ska.