E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia filloi procesin kundër ushtarakëve izraelitë

Një gjykatë në Stamboll nisi martës shqyrtimin e gjykimit për katër komandantë të lartë izraelitë, të cilët dyshohen si personat përgjegjës për sulmin vdekjeprurës në anijen Mavi Marmara, ngjarje e ndodhur në vitin 2010. Prokurori i çështjes ka lëshuar për katër zyrtarët izraelitë nëntë akt-akuza me dënime të përjetshme. Komandantët, përfshirë edhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gabi Ashkenazi, do të gjykohen në mungesë.

Izraeli e konsideron çështjen si "një proces të njëanshëm gjyqësor" dhe ka refuzuar të bashkëpunojë dhe shumë ekspertë vënë në pikëpyetje faktin nëse gjykata penale turke ka juridiksionin e duhur për gjykimin e këtij rasti. Por aktivistët dhe familjarët e viktimave të Mavi Marmara-s kanë pritshmëri të larta nga gjykimi.

"Ky do të jetë një gjyq historik," thotë Gulden Sonmez, juriste dhe anëtare e bordit në Shoqatën e Bamirësisë Islamike IHH, anëtarët e së cilës u vranë gjatë sulmit.

"Përgjegjësit e krimeve kundër njerëzimit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre," theksoi ajo. Nëse shpallen fajtorë, këta komandantë izraelitë mund të arrestohen kudo qofshin nëpër botë, me anë të një urdhri ndërkombëtar arresti nga ana e Interpol, pretendon Sonmez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›