Ushtria e Izraelit ka kundërshtuar sulmin kundër Iranit

Një dokumentar televiziv izraelit thotë se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak ishin kundërshtuar nga ushtria, kur liderët në vitin 2010 kishin urdhëruar ushtrinë që të përgatitej për një sulm ndaj lokacioneve bërthamore të Iranit.
Fragmente të dokumentarit tregojnë se shefi i atëhershëm i ushtrisë, Gabi Ashkenazi si dhe kreu i Mossadit, Meir Dagan, e kishin vënë në pikëpyetje urdhrin.
Raporti thotë se Dagan, i cili tani është në pension, akuzoi Netanyahun dhe Barakun në vitin 2010 se kishin provuar që të hynin në luftë në mënyrë ilegale, pa aprovimin e kabinetit qeveritar.
Së fundmi Netanyahu dhe Barak dhanë sinjale se një sulm ndaj Iranit nuk është i pashmangshëm.