New Yorku në krizë të strehimit të banorëve

Guvernatori i shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se mijëra njerëz që nuk kanë energji elektrike, si pasojë e uraganit Sandy, duhet të strehohen përkohësisht në vendbanime të tjera, për shkak të temperaturave të ulëta.
Prefekti i New Yorkut, Michael Bloomberg, ka thënë se rreth 40.000 njerëz vetëm të këtij qyteti do të duhet të strehohen përkohësisht.
Bloomberg ka thënë se i ftohti është “sfida më e ngutshme” si pasojë e stuhisë.
Të paktën 111 njerëz kanë humbur jetën nga Sandy në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 41 në qytetin e New Yorkut.
Dhjetëra mijëra njerëz mbeten pa shtëpi ose vazhdojnë të jetojnë pa energji elektrike.
Sandy ka goditur bregun lindor të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.