Turqia, komision hetimor për sulmin ndaj anijes me ndihma
Qeveria e Turqisë ka ngritur një komision për të zhvilluar hetimet e veta për vërsuljen e Izraelit në flotiljen humanitare që lundronte në Gaza, ku u vranë nëntë turq në 31 maj.
Ministria e jashtme tha se komisioni do "t'a hetojë sulmin dhe trajtimin e aktivistëve" përpara se të dalë me raportin.
Raporti do t'i prezantohet komisionit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, i cili u krijua në fillim të gushtit.
Izraeli është kërcënuar se do tërhiqet nga komisioni i Kombeve të Bashkuara nëse ai insiston t'i ndëshkojë ushtarët izraelitë.
Izraeli ka ngritur dy komisione të brendshme për ta hetuar vërsuljen.
Deri tani në këtë komision të ngritur në Izrael, kanë dëshmuar, kryeministri izraelit, Benjamin Netanahu, si dhe ministri i mbrotjes Ehud Barak. Netanyahu i tha panelit të komisionit të sigurisë se Izraeli në këtë rast ka vepruar sipas të drejtës ndërkombëtare, ndërsa ka shtuar se trupat izraelite u sulmuan më parë nga aktivistët turq.