Kuzhe i kënaqur me fitoren ndaj Uzbekistanit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, shprehet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj të kombëtares, si Gjergji Muzaka dhe Andi Lila, në fitoren e mbrëmshme prej 1-0 ndaj Uzbekistanit.
"Muzaka dhe Lila patën ndeshje të mirë. Mund të përmend edhe Gilman Likën që këtë ndeshje nuk luajti por që për mendimin tim është një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren tonë".
"Por kjo ndeshje na nevojitej më tepër për të pasur informacione mbi gjendjen e lojtarëve dhe për të perfeksionuar mekanizmat e lojës në prag të ndeshjeve eliminatore", ka thënë Kuzhe pas takimit të mbrëmshëm, siç përcjell Albaniasoccer.
Kroati po ashtu është shprehur i kënaqur me rekordin prej pesë ndeshjeve pa pësuar gola.