Bojkotojnë Videofestin
-490x320.jpg)
Përveç atyre që ishin të lumtur se fituan çmime në kuadër të Videofestit Muzikor 2010, grupit të këngëtarëve të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së çmimeve dhe atyre që nuk marrin pjesë në këto organizime sivjet i është shtuar edhe një numër i madh i estradës.
Duhet se që nga organizimi i parë i Videofestit Muzikor (VFM) e gjerë më sot janë një numër të madh i këngëtarëve dhe grupeve muzikore që për arsye të ndryshme nuk marrin pjesë gjatë ndarjes së çmimeve.
Si rrjedhojë grupit të Armend Rexhep Agiçit, Eliza Hoxhës, bendit Elita 5, këngëtarit Sinan Vllasaliut, tashmë po i bashkëngjiten edhe një pjesë tjetër e estradës tonë.
Edhe pse që nga viti 2004 grupit të atyre që bojkotojnë Videofestin Muzikor është edhe këngëtarja Adelina Ismaili, e cila thuhet se është betuar se kurrë më këmba e saj nuk do shkel në këtë eveniment ‘kulturor’, për çudi juria sivjet përveç nominimit edhe i jep çmimin Adelinës në kategorinë për performancën më të mirë në klip.
Kurse, në edicionin e sivjetshëm të Videofestit Muzikor ka munguar edhe këngëtarja Genta Ismajli, e cila përkundër nominimeve nuk e fitoi asnjë çmim.
Mungesën e shumë këngëtareve dhe pakënaqësinë e tyre me mënyrën e ndarjes së çmimeve e shfaqi menjëherë pas marrjes së çmimit për videospotin më të mirë në zhanrin Rock udhëheqësi i grupit Jericho, Petrit Qarkagjiu, i cili tha se çështja e videoklipeve është bërë thikë me dy tehe, sepse shpesh fitojnë vlerat dhe antivlerat.
Në mbrëmjen e sivjetme të Videofestit Muzikor, Real 1 ishte pa Dj Blunt dhe se të dy këta nuk morrin asnjë çmim nga nominimet që patën dhe i zhgënjyer nga kjo Real 1 edhe e lëshoi sallën para se organizatori i festivalit u kujtua t’u jap “Çmimin e Organizatorit”.
Duke folur për mos pjesëmarrjen e tij në Videofestin Muzikor, Dj Blunt ka thënë për Kosovapress se tashmë shumë këngëtarë dhe aktorë nuk marrin pjesë, sepse juria nuk jep vlerësime të drejta.
Ai vlerëson se përveç videoklipeve fituese kanë qenë edhe shumë klipe tjera që nuk kanë fituar asgjë, por që kanë një realizim perfekt.
“Ne kemi menduar që do të fitojmë çmimin e Videospotit më të mirë në zhanrin Hip Hop dhe jemi të bindur se klipi i ynë nuk është më i dobët se sa ai që ka fituar këtë çmim, por ja që gjithçka ndodh në Videofestin Muzikor”, ka thënë Dj Blunt.
Ndërkaq edhe dy anëtarët e grupit Da-Ligs që nuk kanë marrë pjesë në Videofestin Muzikor shprehin pakënaqësi lidhur me mënyrën e ndarjes së çmimeve, ndërsa sqarojnë se edhe përzgjedhja e këngëve nuk bëhet si duhet në konsultime me këngëtarët.
“Në Videofestin e parë Muzikor kemi qenë të dominuar tri herë, kurse më vonë ne kemi realizuar edhe videoklipin e këngës ‘Kasetofoni Jem’m e cila ka qenë një big-hit, por 2 perona nga juaria e asaj kohe nuk kanë lënë as të nominohet dhe të jetë në konkurrencë”, ka thënë anëtari i Da-Lings, Atdhe Muriqi.
Ai tregon se sivjet pa i pyetur fare, me tri nominime është futur në konkurrencë videoklipi i këngës “Qoj Nalt”, ndërsa do të jetë në distancuar nga ky festival, organizatorët dhe juria e tij.
Çmimin kryesor të Videofestit Muzikor këtë vit e ka fituar këngëtarja Dafina Zeqiri me videoklipin e këngës “Amazing Girl”. /kosovapress/