Turqia nuk e do Izraelin në samitin e NATO-s

Vendimi ishte kumtuar nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu më 19 prill, në takimin e shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të NATO-s.
Sipas gazetës "Hyriet”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rassmusen dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë takim e kritikuan moslejimin e Izraelit për të marrë pjesë në forumin në Chicago, pa e përmendur konkretisht Turqinë. Disa prej ministrave paralajmëruan se nuk duhet që problemet e ndërsjella të Turqisë dhe Izraelit të barten në Aleancë. Vitin e kaluar Turqia nuk lejoi emërimin e një përfaqësuesi izraelit në NATO.
Gazeta "Radikal" citon një funksionar të lartë nga MPJ e Turqisë, i cili ka theksuar se vendet të cilat dëshirojnë që Turqia t'i përmirësojë marrëdhëniet me Izraelin, duhet ta përkujtojnë Tel Avivin se së pari duhet t'i kërkojë falje Ankarasë për sulmin në anijen "Mavi Marmara", me ç'rast u vranë nëntë punonjës humanitar turq, si dhe t'u paguhet dëmshpërblimi familjeve të viktimave.